Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PD: Propozim kushtetues, s'kanë lidhje me PS
Partia Demokratike sqaroi sot se kërkesa e saj për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit nuk është e njejtë me atë të Partisë Socialsite kur ishte në opozitë.“Po i referohem thelbit të propozimit tonë. Ne kërkojmë që në debatin parlamentar të respektohet një parim shumë i rëndësishëm që është ai i kushteve të barabarta. Të mos harrojmë që Kuvendi është formimi i vullnetit politik nëpërmjet “përplasjes” së vullneteve politike të forcave të ndryshme politike. Në këto kushte, duke qenë se për opozitën e drejta për fjalën është një e drejtë themelore dhe për të shprehur qëndrimin e saj, Kuvendi është forumi kryesor. Duke qenë se edhe kryeministri përfaqëson ekzekutivin në raportin me Parlamentin, ajo që kërkojmë ne është një barazi “armësh” në lidhje me shprehjen e këtyre vullneteve politike, në mënyrë që jo vetëm Kuvendi të krijojë vullnetin e tij por dhe opinioni publik dhe zgjedhësit ta kenë të qartë se kush janë vullnetet që përplasen. Kështu që ajo që kërkojmë ne është vetëm një e drejtë themelore që i takon çdo opozite dhe kërkojmë ta sanksionojmë këtë në mënyrë që debati politik të jetë sa më i qenësishëm” tha Bylykbashi.Deputeti demokrat,Oerd Bylykbashi, tha se propozimi i demokratëve nuk shkel Kushtetutën.“Nuk ka asnjë përplasje me Kushtetutën. Ndërkohë ajo që kërkojmë ne është krejt tjetër. Ne kërkojmë ndërhyrje të përfaqësuesit, e kreut të Grupit Parlamentar ose të një përfaqësuesi, të jetë për ndërhyrje kryesore ndaj kryeministrit, ato ndërhyrje që krijojnë dhe shprehin një vullnet politik. Ndërkohë, ajo që kërkonin socialistët sigurisht që shkonte ndesh. Kryeministri ka pjesën e vet ndërkohë që opozita dhe lideri i opozitës në Parlament shpreh qëndrimin politik përballë qëndrimit të kryeministrit” theksoi ai.