Idrizi "bashkohet" me mazhorancën, drekë me Ramën dhe Metën në “Vilën 30”

Pasi mori mbeshtetjen e Ambasadorit Amerikan, Aleksander Arvizu, si katalizator mes mazhorances dhe opozites, kryetari i PDIU-sq, Shpetim Idrizi, ka bere dhe nje hap perpara drejt mazhorances.Ndonese kane mundur te rrinë larg syrit te mediave, Idrizi eshte ulur ne nje bisede koke me koke me kryeministrin Edi Rama ne "Vilen 30", ku mendohet se biseda mund të ketë kaluar pertej çështjes se reformës territoriale.PDIU qe drejtohet nga Shpetim Idrizi, ka marre mbi shpatulla te jete negociatore mes opozites dhe mazhorances.Pak ditë më parë pas nje takimi qe pati me Ambasadorin amerikan, Idrizi tha se do të nxisë palët të ulen për reformen administrative, ndersa nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me të majtët, nëse ata kontribuojnë në zgjidhjen e çështjes çame.E pa qarte dhe e pakonfirmuar mbetet prezenca e kryetarit te Parlamentit Ilir Meta ne kete takim.