Rrëfimi i Piro Bares në "Ora News": Ja pse donte të më eleminonte Ilir Karçini
Ndodh që në një vend si Shqipëri, ku publiciteti është arma më e madhe e biznesit ka edhe ata që të famshëm bëhen prej hallit e jo prej qejfit.Është kjo historia e Piro Bares, njeriu që u bë publik pas 23 vitesh në biznes për faktin se ishte shënjestra e një vrasje të paralajmëruar.
Ndoshta mund të jetë një nga ato histori që nuk përsëriten shpesh, por bosi i Porto Romanos është njeriu i vetëm në Shqipëri që e dinte ditën, orën dhe vendin se kur do të vritej.
Biznesmeni Piro Bare ka rrëfyer për drejtorin e informacionit të “Ora News” Patrik Sadikaj për historinë e Porto Romanos dhe luftën për tregun e gazit në Shqipëri, për momentin kur mësoi lajmin se 'do të eleminohej' , për marrëdhëniet me Ilir Karçinin dhe pse beson se ai ishte porositësi i vrasjes.
Për më tepër nga rrëfimi i biznesmenit të shënjestruar nga serial-killeri, Julian Sinanaj, dhënë ekskluzivisht për drejtorin e informacionit Patrik Sadikaj, klikoni në vidio.