Kompanitë italiane të Fermos ekspozojnë në Tiranë produktet më të mira
Shqipëria po josh çdo ditë e më shumë prodhuesit e huaj për të tregëtuar produktet e tyre.14 kompani të njohura të komunës Fermo në Itali i janë drejtuar Tiranës për të prezantuar produktet e tyre të enogastronomisë, me synim ngritjen e një tregu të sigurt në kryeqytetin shqiptar, e më gjerë.Kreu i dhomës së tregtisë në Fermo të Italisë Nazzareno Di Chiara thotë se iniciativa erdhi pasi është konstatuar se konsumatorët shqiptarë i pëlqejnë produket e këtij rajoni, që nisin nga vaji i ullirit, tek makaronat e djathrat e llojeve të ndryshme.“Kemi vënë re që produktet tona të enogastronomisë vlerësohen nga restorantet dhe supermarketet, veçanërisht në Tiranë i pëlqejnë produktet tona ndaj vendosëm të zhvillojmë këtë iniciativë për të favorizuar produktet gastronomike këtu në kryeqytetin tuaj. Kemi sjellë produkte cilësore dhe të vlerësuara. Jemi krenar që kemi prezantuar këto prodhime të shkëlqyera. Shpresojmë në rezultate positive” tha Nazzareno Di ChiaraNdërsa Këshilltari ii Dhomës së Tregëtisë së Fermos, Primo Dacceti thotë se pret që pas njohjes së produkteve, të nisë bashkëpunimi mes kompanive shqiptare dhe atyre italiane, në internet të dy vendeve.“Iniciativa për të prezantuar produktet tona tek restorantet, supermarketet, e më gjerë do të na shërbejë për tu njohur më mirë me produktet tona dhe shpresojmë që kjo të rrisë bashkëpunimin në interes të të dy vendeve” tha ai.I pranishëm në prezantimin e produkteve Zv.ministri i bujqësisë Alban Zusi garantoi mbështetjen ndaj investitorëve italianë në vendin tonë.“Dua të shpreh gadishmërinë e qeverisë dhe të ministrisë së bujqësisë për të zgjeruar dhe forcuar bashkëpunimin me Italinë, veçanërisht me komunën e Fermos dhe komunën e Ankonës jo vetëm në sektorin e agrokulturës, por edhe në sektorë të tjerë”, tha ai.Më shumë se 50 përqind e investimeve të huaja në Shqipëri janë italiane.