Moratoriumi i Tahirit, drejtuesit e furgonave revoltë: Do vdesim për bukë

Policia rrugore ne Shkoder ndryshe nga shume qytete te tjera te vendit i eshte pergjigjur menjehere urdherit te Ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri, per ndalimin e automjeteve te sherbimit taksi 8+1 per te kryer transportin e udhetareve ne drejtim te Lezhes, Laçit dhe Tiranes.Kjo mase nuk eshte pritur mire nga 35 drejtuesit e sherbimit te linjes Shkoder-Tirane, te cilet jane hedhur ne proteste. Kreu i shoqates se transportit publik te rajonit Shkoder, Artef Lekaj, thote se kjo nisem lufton informalitetin.Drejtuesit e ketyre mjeteve thone se disponojne te gjithe dokumentacionin e nevojshem, ndersa qeveria ne vend qe te luftoje informalitetin po i penalizon keto te fundit, qe paguajne çdo detyrim ndaj ketij shteti.FierPerfaqesues te sindikates, por edhe drejtues te furgonave 8+1 ne rrethin Fier kanë reaguar mbi ndalimin e transportit me furgona. Ata jane shprehur te shqetesuar dhe te indinjuar me kete vendim te papritur te cilin e kane konsideruar drastik.Sipas nenkryetarit te sindikates, Petrit Kuraj, kjo pakete e re e masave mbi sigurinë rrugore që pritet të miratohet nga qeveria eshte nje asfiksim per ata dhe familjet e tyre, ndersa ka pohuar se do te pershkallezohen protesta ne mbrotje te te drejtave te tyre, pasi ata jane te liçensuar.Drejtuesit e mjeteve i bene thirrje qeverisë të mbajë premtimet për përmirësimin e ekonomisë së shqiptarëve dhe jo të rrënojë më tej jetët e tyre. Sipas shoferëve, nëse ky vendim i qeverisë do të zbatohet atëhere ata do te bllokojne rrugët nacionale.Ndersa drejtuesit e furgoneve ishin duke protestuar, nje tjeter reagim eshte shenuar ne te njejten kohe ne Fier, ku ne proteste u perfshine automjetet taksi 4+1.Perfaqësuesit e taksisteve kane deklaruar se duhen marre masa per te ndalur njehere e mire konkurencen e pandershme,krijimin e stacioneve per taksite e liçensuara, vijezimet e vendparkimeve, ndaljen e levizjes se furgonave ne brendesi te qytetit si dhe te autobuzeve te linjave nderqytetase.KorçëNe qarkun e Korçes pershkallezohen protestat e nisura prej 7 ditesh nga drejtuesit e furgoneve taksi. Te irrituar nga vendimi i qeverise ata kane bllokuar aksin rrugor Pogradec- Korçe, ku nuk kane lejuar qe furgonat pa liçense te ushtrojne aktivitetin tyre, pengese kjo e cila eshte shoqeruar edhe me perplasje mes paleve.Drejtuesit e mjeteve shprehen te vendosur dhe kerkojne anulim te urdhrit të Ministrit, teksa kane kerkuar shpjegim mbi punesimin e tyre ne te ardhmen si dhe fatin e pagesave qe kane kryer per liçensat apo taksat.Urdhri per pezullimin e furgonave nuk eshte pritur mire edhe nga qytetaret, te cilet udhetimin me autobus nuk e shohin si zgjidhje te mirefillte.Urdheri i Ministrit Tahiri nuk ka gjetur mbeshtetjen e policise rrugore te Korçes, te cilet nuk kane ndaluar asnje furgon te udhetoje, perkundrazi kjo eshte bere vetem nga drejtuesit e automjeteve qe zoterojne liçense.ElbasanSituata e krijuar nga protestat e drejtuesve te automjetev 8+1,duket se po shfrytezohet nga deputetet opozitare, te cilet kane reaguar ndaj vendimeve te dy Ministrave, Tahiri dhe Haxhinsto.Nga qyteti i Elbasanit kryetari i Partise Demokratike ne kete qytet,njeherazi edhe deputet i zones, Luçiano Boci eshte shprehur se qeveria ne baze te ketyre vendimeve po hedh ne rruge 20 mije familje, që bie ndesh me premtimet qe kjo qeveri ka bere per hapjen e vendeve të reja te punes.Nga ana tjeter drejtuesit e mjeteve jane te vendosur te vazhdojne protesten dhe pavaresisht urdherit i cili i perjashton ata perfundimisht nga qarkullimi ne akset rrugore, kerkesat e tyre jane po te njejtat, c'fuqizimin e vendimit per marrjen e pasagjereve ne kthim dhe eleminim te konkurences se pandershme, a thua se keta drejtues nuk jane njohur me urdherin,ose po e perdorin si nje menyre per ta sfiduar hapur ate.LezhëUrdheri i Ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri dhe atij te transportit Edmond Haxhinasto, per ndalimin e qarkullimit te automjeteve 8+1, nuk ka gjetur zbatim ne qytetin e Lezhes. Gjate dites se sotme jo vetem ne qytet por ne te gjithe qarkun e saj, levizja e furgoneve ka vijuar normalisht duke kryer keshtu edhe transport te udhetareve, kryesisht drejt Tiranes.Shefi i policise rrugore te ketij qarku ,vetem nje dite me pare deklaroi se do te kete sanksione ndaj te gjithe atyre drejtuesve te cilet kryejne aktivitetin e tyre ne kundershtim me ligjin, por qe mesa duket nuk ka sherbyer per asgje.Ne te gjitha akset rrugore te Lezhes, gjate vezhgimit te kryer nga kamera jone,qarkullimi i automjeteve 8+1 pothuajse ishte prezent ne çdo moment. Situata edhe bilancet e aksidenteve rrugore te shkaktuara kryesisht nga keto mjete transporti, detyruan Ministrin Tahiri dhe Haxhinasto te ndermarin kete vendim, pikerisht ne momentin qe ne shume qytete te vendit po protestohet nga drejtuesit e tyre pasi sipas deklaratve te tyre po penalizohen, duke u penguar marrjen e pasagjereve ne kthim nga Tirana.Por tashme ky vendim u shoqerua nga nje tjeter me i rende, i cili ndalon kategorikisht qarkullimin e tyre,qe ne fakt jo vetem ne Lezhe, por edhe ne zona te tjera sot nuk ka gjetur zbatim.VlorëReagime kundrejt Ministrit Tahiri kane patur dhe drejtuesit e mjeteve taxi 8 + 1 ne qytetin e Vlores. Nje perfaqesi e tyre eshte nisur drejt Tiranes, per t’iu bashkuar sindikates se tyre, e cila eshte duke punuar per hartimin e nje drafti per kundershtimin e ketij vendimi.Ata e kane cilesuar absurd, te nxituar dhe te pa pranueshem kete vendim, pasi mjaft prej tyre zoterojne edhe liçensat 5 vjeçare, shoqeruar kjo edhe me pagesat e rregullta te taksave.Linjat interurbane jane te vetmet menyra efiçente te transportit qe lidhin Vloren jo vetem me kryeqytetin, por edhe me qytetet e tjera te vendit.Ky vendim vjen ne nje kohe kur Vlora shenon probleme ne funksionimine linjes se transportit hekurudhor, por edhe gjendjes se autobuzeve, te cilet jane jashte standarteve.