Statusi i vendit kandidat, Gjosha e Veliaj: Miratuam vendime që na afrojnë me BE
Në pritje të vendimit të qershorit, qeveria shqiptare ka miratuar një seri vendimesh që e afrojnë Shqipërinë me statusin e kandidatit dhe me çeljen e negociatave. Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha dhe Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj bënë me dije miratimin e 17 pr/vendimeve nga Këshilli i Ministrave, që shënojnë plotësimin e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj BE për tregun e punës. Vendimet ndihmojnë edhe lëvizjen e lirë të shtetasve të huaj që kanë dëshirë të vijnë të punojnë në Shqipëri dhe nxisin edhe krijimin e më shumë vendeve të reja të punës.“Janë 17 vendime në fakt që aplikojnë të gjitha detyrimet që ne kemi në lidhje me BE, kur vjen puna tek tregu i punës dhe liberalizimi i tregut të punës. Kjo do të thotë që me hyrjen në fuqi të këtyre vendimeve, ne kemi zbatuar dhe kemi filluar zbatimin,- pavarësisht situatës me statusin dhe teksa jemi në pritje të konfirmimit të statusit kandidat,- ne kemi përafruar Shqipërinë në dy kapituj, kapitullin 2 dhe 24.Dua të theksoj se këto 17 marrëveshje janë një pararendje e liberalizimit të tregut të punës, që ne synojmë ta bëjmë edhe me vende të tjera, sidomos me Kosovën, pas mbledhjes së Prizrenit. Duke filluar nga ky muaj, ne do të kemi një seri reformash legjislative në tregun e punës, çka do të thotë, që ne do të liberalizojmë tregun e punës nga Mitrovica në Gjirokastër. Do të thotë që çdo shtetas i Republikës së Kosovës apo të Shqipërisë do të mund të punojë, i pakufizuar nga leja e punës, në këtë hapësirë gjeografike, Nga Mitrovica në Gjirokastër. Ky besoj është një lajm shumë i mirë dhe një projekt konkret, pas mbledhjes së Prizrenit.Dua të theksoj se kemi ngritur një grup pune, i cili do të synojë liberalizimin e tregut të punës, pra heqjen e kërkesave dhe kuotave për lejet e punës. Gjithashtu, për të gjithë të rinjtë që vijnë nga Lugina e Preshevës dhe dëshirojnë të punojnë në Republikën e Shqipërisë” tha Veliaj.“Më lejonin të theksoj, se ashtu siç tha dhe ministri, është thelbësore sepse në këtë rast ne, jo vetëm po punojmë për statusin e vendit kandidat, me përafrimin e legjislacionit, me plotësimin e kriterit të pestë që janë të drejtat e njeriut, por gjithashtu po përmbushim disa kritere edhe për hapjen e negociatave.Në një analizë të mirëfilltë, që Ministria e Integrimit Evropian është duke bërë për momentin, për 17 vendimet kanë të bëjnë pikërisht me plotësimin e kapitujve 2 dhe 24. Kjo më lejoni të theksoj faktin se do ta bëjmë jo vetëm për t’iu përfaruar legjislacionit të BE, jo vetëm për të vazhduar me tej me procesin e integrimit, por në radhë të parë, për të ndryshuar përfundimisht sistemin tonë, për të ndryshuar përfundimisht jetën e qytetarëve shqiptarë, për të përthithur sa më shumë investime të huaja dhe sa më shumë turistë të huaj që dëshirojnë të vijnë në Shqipëri për të investuar dhe për të zhvilluar njëkohësisht vendin tonë. Këto janë të gjithë kërkesa shumë thelbësore. Nuk do të vazhdojmë vetëm me ministrinë e Mirëqenies Sociale, por në të njëjtën kohë po punohet shumë për të 5 kriteret, siç janë reforma në administratën publike, çështje të antikorrupsionit dhe luftës kundër krimit të organizuar, të drejtat e njeriut, duke vazhduar më tej dhe me reformën në drejtësi që është shumë thelbësore, për të plotësuar të 5 kriteret e kërkuara nga BE” theksoi Gjoshaj.Në planet e afërta të qeverisë është liberalizimi i tregut me Kosovën dhe heqja e kuotave për të rinjtë nga Lugina e Preshevës që dëshirojnë të punojnë në Shqipëri.