Pika turistike e Qafë-Shtamës, Baku: Do të shemben të gjitha ndërtimet nga parku

Parku Kombetar i Qafe Shtames ne Kruje, po i nenshtrohet nderhyrjes, e cila pritet ti risjelle atij pamjen dhe madheshtine qe ka patur nder vite. Per shkak te natyres unike qe ka dhe ajrit te paster Qafë Shtama ka qene nje nga vendet me te preferuara te vizitoreve.Por pavaresisht ketij fakti per vite me rradhe edhe kjo pasuri kombetare nga te paktat ne vendin tone ka rene pre e ndertimeve, te cilat jo vetem qe kane venitur imazhin por kane ndikuar edhe ne shkaterrimin e pyjeve te zones.Pikerisht per kete arsye, inspektoret e Drejtorise Pyjore ne Kruje kane nisur punen ne terren per evidentimin dhe shkaterrimin e te gjithe atyre ndertimeve qe jane ne kundershtim me ligjin.Artur Baku, Drejtor i ketij institucioni, shprehet se do te nderhyet ne çdo zone ku evidentohen ndertime dhe se kjo Drejtori eshte e vendosur ti riktheje serish pamjen kesaj zone te mbrojtur.Nderhyrja e Drejtorise Pyjore nuk eshte kundershtuar nga pronaret,nderkohe qe nga ana e inspektoreve te Drejtoris se Pyjeve Kruje po evidentohen te gjitha ndertyimet si dhe po kryhet monitorim i i situates ne terren.