Abuzime me recetat e rimbursueshme, Ministri Beqaj akuzon mjekët për receta falso
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2014, 16:28
Një vit më parë, 3.7 milion pacientë merrnin ilaçe me rimbursim, ndërsa këtë vit 4.2 milion pacientë paraqiten tek farmacistët me recetë për ilaçet me rimbursim.Pra një rritje me 500.000 persona. Kjo nuk tregon vetëm shkallën e rritjes së sëmundshmërisë, por mënyrën abuzive sesi plotësohen këto receta nga mjekët.Kjo rritje galopante sjell kosto të mëdha në buxhetin e shtetit. Fondi i sigurimeve shpenzon 8.4 miliardë lekë të reja në vit vetëm për rimbursimin e barnave.Drejtuesi i fondit të sigurimeve shëndetësore, Astrit Beci, tha se në fillim të muajit prill do të jenë gati 5 paketat e para të shërbimeve shëndetësore.