Gjobë të parregullt qytetarit, proçedim disiplinor për 2 efektivëve të policisë rrugore
Policia e shtetit nis proçedim disiplinor për dy efektivë të policisë rrugore per gjobitje të padrejtë ndaj një qytetari. Pas denoncimit në media lidhur me një masë administrative (gjobë) të parregullt që i ishte vendosur një qytetari ka nisur menjëherë verifikimi lidhur me këtë rast.Nga verifikimet ka rezultuar se gjoba është përpiluar me mangësi, ku në fletën e gjobës me nr. serie 1342514 është shkruar gabimisht data 08.10.2014, ndërkohë që masa administrative është vendosur në datë 08.02.2014 në rrugën “Ali Pashë Gucia”, Tiranë.Gjithashtu Proces –verbali i konstatimit është shkruar me gërma dore dhe jo me gërma kapitale si dhe me gabime drejtshkrimore, në kundërshtim kjo me Udhëzimin e Ministrit të Punëve të Brendeshme Nr. 687 datë 05.12.2013 “Për mënyrën e evidentimit dhe shqyrtimit të kundravajtjeve administrative, procedurat që ndiqen për masat administrative plotësuese, administrimi i gjobave dhe pasqyrat statistikore në fushën e qarkullimit rrugor”.Nisur nga sa më lart, Policia e Shtetit, ka nisur procedimi disiplinor për agjentin verifikues, oficerin e patrullës së përgjithshme, Inspektor Bashkim Çeça si dhe për eprorin e drejtpërdrejtë të tij, specialist në seksionin për rendin publik, Nënkomisar Ylli Karaj.