Lamtumira e fundit për mjeshtrin e humorit Skënder Sallaku
I është dhënë sot lamtumira e fundit mjeshtrit të madh të humorit Skënder Sallaku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundje e rëndë.Homazhet për Artistin e Popullit Skënder Sallaku janë organizuar nga Bashkia e Tiranës në Teatrin Kombëtar. Më pas trupi i pajetë i 'Artistit të Popullit', është përcjellë për në banesën e fundit në Varrezat e Tufinës në Tiranë.Homazhe kanë zhvilluar edhe ish-kryeministri Sali Berisha me bashkëshorten e tij, kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi se ndarja nga jeta e Skënder Sallakut është një humbje e madhe për artin tonë skenik."Sot nderojmë artistin e madh të satirës shqiptare, aktorin e humorit, Skënder Sallaku. Nderojmë Skënder Sallakun, që u nda nga jeta si një artist i madh kombëtar. Nderojmë veprën e Skënder Sallakut, që në një kohë terri, sillte në vatrat e shqiptarëve gëzim dhe shpresë. Ndarja nga jeta e Skënder Sallakut është një humbje e madhe, ngushëlloj familjen e botën e artit skenik” tha Berisha.Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u shpreh se Skënder Sallaku ishte ikonë e humorit dhe vepra e tij do mbetet e paharruar.
"Kjo është hera e parë dhe e fundit që Skënder Sallaku na fal trishtim dhe këtë shqiptarët do t’ia falin. Skënder Sallaku me veprën e tij, gjatë viteve të vështira të vendit, u fali shqiptarëve humor, gaz dhe hare. Ai ishte frymëzimi i vinte nga të qënit një qytetar dhe familjar shembullor. Skënder Sallaku ishte ikonë e humorit dhe artist me talent të jashtëzakonshëm. Ai do ta mungojë shumë. Do t`i mungojë kolegëve, do t`i mungojë shumë Tiranës por edhe mua që pata fatin ta takoj disa ditë më parë. Shpirti i tij u prehtë në paqe vepra e tij mbetet e paharruar” tha Basha.Ndërsa kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu bindjen se njerëz të tillë, si humoristi i njohur shqiptar, lënë pas vlera të cilat i bëjnë ata të jenë të përjetshëm dhe na bëjnë t’u jemi mirënjohës.
“Është një çast tepër i dhimbshëm të ndahesh me një artist tepër të madh aq më tepër me një artist të madh të humorit si ishte Skënder Sallaku. Por jam i bindur se njerëz të tillë, artistë të tillë lënë vlera të cilat i bëjnë ata të përjetshëm dhe na bëjnë të gjithëve të ndihemi të detyruar dhe mirënjohës. Ngushëllimet me të sinqerta gjithë familjarëve të z. Sallaku, të gjithë kolegëve të tij dhe jam i bindur se figura e tij do të jetë një figurë që do të ndihmojë brezat më të rinj për të ecur në këtë traditë të shkëlqyer që ai ka lënë pas” ka theksuar Meta.Gjithashu homazhe kanë zhvilluar edhe personalitete të medias, të artit dhe të kulturës shqiptare.
Skënder Sallaku është njëri nga aktorët tanë më të mirë të humorit, autor skeçesh e parodish, etj. Është i njohur për interpretimin e tij brilant në estradë dhe cirk.Skënder Sallaku ka lindur me 25 janar të vitit 1935 në Tiranë. Ai ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës fizike ”Vojo Kushi” dhe ka kryer dy vjet specializim në akrobaci dhe humor në Kinë, pranë cirkut të Pekinit.Ka punuar si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun në cirk duke e ushtruar një profesion sa të vështirë aq edhe të bukur. Ka vazhduar paralelisht edhe në film, humor, dramë, etj.Skënder Sallaku kishte një karrierë artistike gjashtëdhjetëvjeçare në skenë. Përveç çmimit “Artist i Popullit”, ai ka edhe titullin ”Artist i Merituar”, “Mirënjohja e qytetit”, etj.Miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, Sulejman Dibra ish-drejtuesi i ish-estradës dhe Veli Rada thonë se Sallaku ka qënë një artist i kompletuar.Shuhet mjeshtri i humorit Skënder Sallaku, miq, kolegë dhe politikanë vlerësojnë artistinBujar Nishani
Skënder Sallaku ishte dhe mbetet një artist i madh i skenës dhe në veçanti i humorit. Nuk ishte vetëm mjeshtëria e tij që e ka bërë të dashur për publikun artdashës, por mbi të gjitha aftësia e tij që na mbante me humor në një kohë kur në jetën tonë humori sikur ishte strukur thellë brenda nesh dhe duhej një artist i drejtpërdrejtë dhe i mirëfilltë të na e bënte pjese të jetës sonë të përditshme. Sot që na iku dhe edhe më shumë nesër kur nuk do ta kemi më pranë si deri sot, do ta ndiejmë mungesën e tij, sepse ai diti të komunikonte humanizëm, optimizëm dhe shije.Sot, mbasi na ka bërë të qeshim me interpretimet dhe me batutat e tij, është hera e parë që, me ikjen e tij na bën të ndjejme dhimbje.Edi RamaLajm i trishtueshem vdekja e Skënder Sallakut, humoristit popullor që në kohë të zymta bëri të qeshin pleq e fëmijë! Ngushëllime familjes.Lulzim BashaNdërkohë kreu i bashkisë Lulzim Basha nërsa ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit Skënder Sallaku ka publikuar edhe foto të takimit të tij me të.
"Ndarja nga jeta e legjendës së humorit tiranas Skënder Sallaku më trishtoi pa mase. Pak jave më pare u takuam në Bashki. Përcillte si gjithmonë po atë humor dhe optimizëm që e shoqëronte emrin dhe pranine e tij prej dekadash. Skënder Sallaku ishte një nga artistët më të dashur për cdo qytetar të këtij vendi pavarësisht moshës. Ngushëllime familjes, miqve dhe artdashësve të tij të shumtë" shkruan Basha.Sali BerishaTe dashur miq, me ndarjen nga jeta te humoristit te famshem Skender Sallaku satira dhe humori shqiptar humben korifeun e interpretimit te tyre, ndersa kombi yne humbi nje artist te madh te paperseritshem, nder me te dashurit per publikun shqiptar. Ngushellime familjes Sallaku!
