Shkarkimet në administratë, PD denoncon largimin e kreut të prokurimeve publike
Nderkohe qe zien debati mbi vendimin e Gjykates Kushtetuese per aktin normativ te nepunesit civil, largimet ne administrate nuk kane te ndalur.Partia Demokratike ka denoncuar shkarkimin nga detyra, te Drejtoreshes se Agjencisë së Prokurimit Publik, ku sipas deputetit Genc Pollo, largimi i eshte komunikuar pa asnjë arsye, apo referencë ligjore.Sipas Pollos, mazhoranca me keto vendime po thellon edhe më shumë paligjshmërinë, duke mos respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e detyron atë të ndalojë këto praktika.Deklarata e plotëPak ditë më parë, është shkarkuar nga detyra, drejtoresha e Agjensisë së Prokurimit Publik, pa asnjë arsye, motiv apo referencë ligjore; pa i vënë në dispozicion asnjë shkresë, apo dokument.Njihen botërisht reformat dhe rezultatet e arritura tek ne në fushën e prokurimit publik.Nga janari i vitit 2009, 100 përqind e prokurimeve publike kryhen në mënyrë elektronike.Qeveria e PD, mori çmimin e dytë në Botë, dhënë nga Kombet e Bashkuara, për Shërbime Publike, me motivin: “Përmirësimi i transparencës, përgjegjshmërisë dhe gadishmërisë në shërbimin publik”.Të gjitha këto arritje, u përmbushën falë përkushtimit të punonjësve të agjensisë, por dhe falë mbështetjes teknike e financiare të partnerëve, si Komisioni Europian apo USAID.Qeveria Rama, me shkarkimet e paligjshme, jo vetëm që nuk njeh këto rezultate, dhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por thellon edhe më shumë paligjshmërinë duke mos respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e detyron atë të ndalojë këto praktika.