Burgu i Drenovës prej 3 muajsh i minuar, zbulohet rastësisht, u vendos që në 23 nëntor?

Siguria në burgun e Drenovës në Korçë, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes ku këtë herë skandali i radhës për këtë institucion të rëndësisë së veçantë, është evidentimi i 200 gramë lënde eksplozivi brenda ambjenteve të tij.Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale ku sipas tyre lënda shpërthyese e llojit tritol është gjendur në regjimin e brendshëm të burgut, pas kontrolleve rutinë që kryhen në këtë institucion të sigurisë së lartë, të cilat bazuar edhe në ngjarjet e shënuara, janë shtuar ndjeshëm nga ana e drejtuesve dhe gardianëve të këtij burgu.Nga të dhënat bëhet me dije se sasia e tritolit ka qënë e fshehur mes bimëve dhe inerteve, e gatshme gati për shperthim. Sipas drejtorit të burgut të  Drenovës, Filip Ulndreaj, sasia e tritolit ka hyrë brenda ambjenteve të burgut disa muaj më parë dhe do të shërbente për arratisjen e bujshme të muajit nëntor, e cila në fakt ndodhi pasi lënda e tritoilit nuk u përdor."Tritoli me pllaka magnetike, ka qenë i vendosur në derën e regjimit më 23 nëntor, është gjetur nga një punonjësi cili e ka hequr dhe e ka hedhur sasinë e tritolit rreth 20 m larg burgut të Drenovës. Sasia e tritolit u gjet në vendin nga u arratisën të burgosurit më 23 nëntor 2013. Nuk ka asnjë punonjës të burgut të penalizuar apo të shkarkuar për ngjarjen” ka shpjeguar Ulndreaj.Burgu i Drenovës brenda 3 muajve ka shënuar po kaq ngjarje të cilat kanë lëkundur jo pak sigurinë që ky institucion duhet të ketë. Pas arratisjes se 7 personave në muajin nëntor, 4 prej tyre të dënuar me burgim të përjetshëm, në ambjentet e tij do të gjendeshin edhe 4 fletë sharra hekuri, të cilat do të perdoreshin nga të burgosurit për një tjetër arratisje të mundshme, por që u evidentuan në kohë falë një kontrolli të befasishëm të një grupi nga Tirana.Hyrja e tritolit brenda ambjenteve të një burgu të sigurisë së lartë është padyshim një skandal i cili me shumë gjasa ndodh për herë të parë. Për rastet e shënuara në burgun e Drenovës 21 gardianë po ndiqen penalisht, por ngjarja e fundit duket se do të rëndojë edhe më tepër mbi këta gardianë gjithmonë në qoftë se vërtetohet që sasia e tritolit ka hyrë në ambjentet e burgut të Drenovës gjatë kohës që ata ushtronin detyrën e tyre.