Durrës, mbërrin i pajetë në spital 51-vjeçari, ishte qëlluar me një plumb në trup

Një person ka mbërritur i pajetë në spitalin e Durrësit, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Viktima, i identifikuar si shtetasi Dodë Kaci, 51 vjeç u paraqit rreth orës 14:20 minuta në spital me një plagë plumbi në trup.Nga konstatimi mjeko-ligjor u konfirmua se personi kishte vdekur gjatë rrugës për në spital, ndërsa paraprakisht dyshohet për një rast vetëvrasjeje.51-vjeçari, banues në fshatin Fushë Drac Ishëm, punonte roje në një lokal në zonën ku banonte. Nga ana e grupit hetimor vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes së Kacit.