Nis mësimi në shkollat e Prishtinës, autoritetet : S'kishte asnjë rrezik nga nafta

Në Prishtinë ka rifilluar mësimi në dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme pas mbylljes për shkak të  dyshimeve se nafta që përdoret për ngrohje mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e nxënësve.Instituti Kombëtar i Shëndetit publik  vlerësimet se nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe nafta e përdorur për ngrohje nuk paraqet rrezik për nxënësit.Të premten, komuna e Prishtinës urdhëroi mbylljen e 43 institucioneve shkollore nën dyshimet se vlera e sulfurit të gjetur në ngrohëset e këtyre institucioneve që shfrytëzojnë naftën, tejkalon shumëfish vlerën e lejuar.Ndërkohë  ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  Ramë Buja ka kërcënuar se nëse shkollat nuk do të hapen do të marren masa ligjore.