PD: Ndryshime në rregulloren e kuvendit. Të njëjtat propozime që i refuzoi PS-së në opozitë
Partia Demokratike ka kerkuar ndryshimin e rregullores se parlamentit. Draft-kerkesa e deputeteve demokrat, e protokolluar ne parlament dhe te cilen Ora News e disponon, synon te ndryshoje nenin 47 te rregullores, duke i shtuar nje paragraf ku sanksionon qe pas çdo fjale te Kryeministrit te flasë ne kohe te barabarte dhe kryetari i grupit parlamentar me te madh te opozites ."Kur e merr fjalën Kryeministri, ka të drejtë të bëjë komente menjëherë pas tij edhe kryetari i grupit parlamentar më të madh të opozitës, ose një përfaqësues i caktuar prej tij, për të njëjtën kohë sa ajo e Kryeministrit" thuhet ne amendamentin e PD.Ne amendament, demokratet argumentojne se e drejta e fjalës duhet të jetë një mjet në duart e pakicës parlamentare për të ushtruar misionin e vet kushtetues.Ky amendament qe mban firmen e kreut te grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka dhe te nenkryetarit te Komisionit te Ligjeve Oerd Bylykbashi, ne permbajtje nuk eshte i ri dhe pritet te risjelle dhe nje here debatin mes mazhorances dhe opozites mbi kete çeshtje.Barazimin e kohes mes Kryeminsitrit dhe kreut te grupit paralamentar, per shumë kohe e kerkoi Partia Socialiste, atehere ne opozite, po ne vazhdimësi mori nje jo te prere nga ana e Partisë Demokratike.