Linja e interkonjeksionit me Kosovën, qeveria ia beson një kompanie boshnjake
Pavarësisht 3 vitesh përplasje, linja e interkonjeksionit do të ndërtohet përsëri nga boshnjakët me firmën ERGO Invest. Sipas kryetarit të Komisionit të ekonomisë, Erjon Braçe, me tenderin e dytë u kursyen 7 milion euro.Në këtë kuadër, Komisioni i ekonomisë kaloi një ndryshim në marrëveshje, që shtyn e afatin e disbursimit të fondit nga KFW prej 42 mln euro, i cili kishte skaduar tashmë për shkak të vonesave.Projekti i cili do të vijojë me proçedura të përshpejtuara, për të mos vonuar marrjen e kredisë, është cilësuar si i kushtueshëm nga ana e opozitës, e cila kërkoi sqarime mbi zbatimin e tij.Linja e interkonjeksionit, duhet të kishte nisur punën që në vitin 2009. Në atë kohë, Banka gjermane KFW njoftoi si fituese kompaninë kroate "Dalekovod”, e cila ofroi 8 mln euro më tepër, por që plotësonte të gjitha kushte dhe kriteret.Por kjo kompani nuk nisi asnjëherë nga puna pasi hasi në kundërshti nga ana e qeverisë shqiptare, e cila në rolin e huamarrësit nuk pranonte një kosto të lartë huaje dhe mbështeste firmën e dytë.