Shqipëria dominohet nga meshkujt, femrat jetëgjata, por ndëshkohen që në lindje

Edhe pse femrat në vendin tonë jetojnë më gjatë Shqipëria mbetet e dominuar nga meshkujt. Këto të dhëna janë bërë publike në raportin e fundit të publikuar nga INSTAT.Kjo  gjendje ka ardhur si pasojë e një motivi të frikshëm që vazhdon akoma me lindjet selektive.Meshkujt në Shqipëri dominojnë edhe në tregun e punës jo vetëm përsa i përket nivelit të punësimit por dhe në bazë të pozicioneve drejtuese.Një tjetër alarm i madh sipas të dhënave të Instat është edhe fakti se emigracioni po na plak duke ulur ndjeshëm lindshmërinë.Përsa i përket dhunës, raporti i Institutit të Statistikave thekson se 59.4 përqind e grave kanë raportuar se kanë përjetuar dhunë në familje.