Rrugëve u "vihet" rripi i sigurisë, ndalohen furgonat, burg për shoferët e dehur

Ministrat Edmond Haxhinasto dhe Saimir Tahiri kanë prezantuar sot paketën e masave për rritjen e sigurisë rrugore. Ministri i transportit Edmond Haxhinasto paraqiti disa nga ndryshimet të cilat sipas tij do të shënojnë një standart të ri në rritjen e sigurisë rrugore."Masat tona janë kryesisht të dy  sektorëvë, të transportit dhe forcimit të ligjit. Sa i takon mjeteve më të sigurta do të forcojmë të gjithë procedurën e kontrollit të mjeteve, do liberalizojmë tregun dhe do ta bëjmë sistemin të paprekshëm nga korruspioni, do të vendosim elementet e  sigurisë në kontrollin e makinave, do të vendosim kontroll edhe për cilësinë e mjeteve dhe për ndotjen e gazrave" tha Haxhinasto.Gjithashtu ministri i transportit theksoi se do të ketë ndërhyrje sa i përket sinjalistës në rrugë, ndërhyrje në ruajtjen e rrugës si një aset i rëndësishëm kombëtar dhe si një aset i qytetarëve."Do ta ruajmë rrugën nga dëmtimet duke forcuar masat dhe ndëshkimet si dhe kompanitë që shpesh blejnë elementë të sinjalistës për përfitimeve të tyre. Shumë rigoroz do të tregohemi në ndërhyrjet në rrugë, për ndërtimet të paligjshme dhe për hyrje-daljet të paautorizuara dhe do të vendosim një standart për hyrje daljet në rrugë në mënyrë që ato mos të jenë në pikat e zeza që shkaktojnë aksidentet" shtoi më tej Haxhinasto.10 ditë burg për shoferët e dehurNdërkohë ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se ka dorëzuar në ministrinë e drejtësisë  propozimin për të dënuar me 10 ditë burg të shoferëve pa patentë dhe që drejtojnë automjetin në gjendje të duhur."Kemi parashikuar propozimin për ndryshim si masë minimale të dënimit pa leje drejtimi 10 ditë heqje lirie . Sepse të drejtosh mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur nuk është shkelje e kodit rrugor por përbën vepër penale. Ndaj si e tillë Ministria e Brendshme ka prezantuar që dënimi minimal i mundshëm të jetë 10 ditë heqje lirie.  Për statistikë në 4 muaj që nga  dita e parë të ushtrimit të detyrës policia filloi praktikën e arrestimit të personave të cilët drejtojnë automjetin në gjendje të dehur dhe ky numër është 660 shtetas të ndalur por që 83 persona janë dhënë vendimet nga gjykatat” tha Tahiri.Jo transport me furgonaGjithashtu Tahiri shtoi se nuk do të ketë më transport pasagjerësh me furgona ndërsa shtoi se do të merren masa edhe për kontrollin e mjeteve me targa të huaja.“Së bashku me ministrin Haxhinasto do të marrim masa immediate për të sanksionuar rregullat e transportit qytetar. Transporti me furgon përbëjnë shkak për aksidentet, shpeshherë fatale për jetën e qytetarëve. Po e trajtojmë si një masë sigurie për të parandaluar aksidente me pasoja fatale. Një masë që kërkon një planifikim në kohë. Me kolegun Haxhinasto po aplikojmë aktet përkatëse dhe menjëherë do të thotë menjëherë. Kemi parashikuar në planin e masave kontrollin e mjetëve me targa të huaja. Në BE kjo nuk është problem, por në Shqipëri është problem, duke përcaktuar një rregjim për mjetet që nuk mbajnë targa shqiptare. Jo per mjete që vijnë jashtë Shqipërisë për qëllime të përkohshme, por për ato që qëndrojnë për vite të tëra”, tha Tahiri.