Mëhillajt në top listën "wanted", punëdhënësit e Sinanajt në listën e Interpol
Tashmë zyrtarisht punëdhënësit e killerit Julian Sinanaj, janë dy personat më të kërkuar nga shteti shqiptar edhe ndërkomëtarisht. Që prej ditës së hënë foto e dy kushurinjëve Andon dhe Genis Mëhillaj qëndron në krye të personave më të kërkuar nga shteti shqiptar në faqen e interpolit.
Me këtë publikim në faqen zyrtare të Interpolitshtohen dyshimet që Mëhillajt të kënë lënë territorin shqiptar dhe të kenë kaluar kufirin ilegalisht, pasi në sistemin TIMS nuk është regjistruar ndonjë lëvizje e tyre.
Ndaj dy kushërinjve Mëhillaj rëndojnë akuza si ajo e "akteve terroriste" dhe të "financimit të terrorizmit". Akuza të tjera ndaj tyre vijojnë me "fshehje nga organet e drejtësisë", "fshehje të fondeve dhe pasurisë që financojnë terrorizmin", "dhënie informacioni nga persona që ushtrojnë funksione publike", "prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve ushtarake" dhe "trafikim të armëve dhe municionit".Mëhillajt u bënë të pakapshëm për drejtësinë shqiptare menjëherë pas arrestimit të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj në 25 janar. Për ta dyshohet se ishin punëdhënësit në shumicën e rasteve për 31-vjeçarin Sinanaj dhe kryesisht e kryenin aktivitetin në qytetin e Vlorës, por jo vetëm.Ky fakt është pranuar tashmë edhe nga Julian Sinanaj, i cili ka përfituar statusin e të penduarit të drejtësisë shqiptare. Ai ka rrefyer për grupin hetimor se ka ndërtuar bombën, e cila më pas u vendos në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.Ka vrarë biznesmenin Agron Çela në Vlorë, peshkatarin Sokol Veizaj në Orikum, ka vendosur tritolin në shtëpinë e Ardian Kollozit deputet i PD si dhe do të vriste biznesmenin e gazit Pirro Bare,ku në të gjitha këto raste ndërmjetësit kanë qenë kushurinjtë Mëhillaj.