Furnizonte me “mall” kryeqytetin, në pranga i riu, drogë e tritol në banesë
Një i ri është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet për tregtim të lëndëve narkotike. Pas arrestimit të 22-vjeçarit Oltion Qoshku nga Librazhdi dhe banues në Tiranë, policia ka zbuluar se ai tregtonte heroine te perzier me tritol, duke e shitur atë si heroinë të pastër.
Në njoftimin e policisë së Tiranës theksohet se seksioni i antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas organizimit të një operacioni policor, arrestoi në kushtet e flagrancës 22 -vjeçarin Oltin Qoshku.
Të riut ju gjetën 160 doza kokainë dhe 15 doza heroinë. Sipas policisë, 22-vjeçari e përziente heroinën me tritolin dhe e shiste si heroinë të pastër. Mësohet se policia sekuestroi edhe një kallëp tritoli me peshë 200 gr.
Policia sqaron me tej se gjatë ecurisë së hetimit mbi këtë shtetas, u realizua gjetja e banesës së ndodhur në Fushë Mëzes Tiranë, e cila shërbente si bazë për përzierjen dhe peshimin e lëndëve narkotike, me destinacion shitjen dhe tregtimin në zonat e Unazës së Re, Kombinat, Yzberisht etj zona në qarkun e Tiranës.
Pas ushtrimit të një kontrolli të imtësishëm në banesën e ndodhur në Fushë Mëzez Tiranë, u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e narkotike e dyshuar kokainë dhe heroinë, një kallëp tritoli, një sasi parash e dyshuar e përfituar nga veprimatria e kriminale si dhe një automjet tip 'BMW' me targa italiane.Nderkaq vazhdojne hetimet per persona të tjerë të implikuar, apo implikimin e te riut te arrestuar në ngjarje kriminale.