Babë e bir trafikantë droge, në banesë u gjenden armë dhe maska

Policia e Tiranës ka vënë në pranga babë e bir pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Qerim Kolgjini 20 vjeç dhe babai i tij, 54-vjeçari Seit Kolgjinaj, banues në Kamëz kanë përfunduar në pranga pas një informacioni që dispononin strukturat antidrogë se ata kryenin tregëtim të lëndëve narkotike.Ky ka qënë informacioni parapak, por kontrolli në banesë ka çuar në sekuestrimin e disa provaave materiale që mund ti implikojë babë e bir në të tjera ngjarje.Në banesën e Seit dhe Qerim Kolgjinit janë gjetur e sekuestruar tre armë zjarri, dy prej të cilave pistoleta dhe një armë zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike e ndarë në disa porcione, disa maska, kapuça si dhe një sasi fishekësh luftarakë.Babë e bir akuzohen për veprat penale, “të prodhimit, mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim “si dhe për “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.Ndërkaq pritet dëshmia e tyre në polici, por edhe analizat e ekspertiza e armëve dhe sendeve të tjera të gjetura në banese për të zbuluar bsahkëpunëtorë të tjerë të tyre, apo implkimin e tyre në ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë.Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.