Tiranë, digjet makina e një oficeri të Ministrisë së Brendshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2014, 10:13
Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën makinës së një oficeri të Ministrisë së Brendshme.Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Adem Jashari” ndërsa ende nuk dihen motivet.Sipas policisë, autorët pasi i kanë hedhur benzinë automjetit i kanë vënë flakën.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.