Vlorë, eksploziv banesës së Andon Mëhillajt, s`ka të lënduar

Seria e vendosjes se lëndëve eksploziv vazhdon të jetë prezente në Vlorë , ku këtë radhë shënjestra ka qenë banesa e Andon Mëhillajt, në lagjen “28 Nëntori”.Shpërthimi ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes ku fatmirësisht nuk janë shënuar dëme në njerëz.Andon Mëhillaj është një prej personave më të kërkuar në vendin tonë pasi njihet si sekseri i vrasjeve apo ngjarjeve të ndodhura gjatë kohëve të fundit.Emri i tij, së bashku me Genis Mëhillajn janë të skeduar në listat e policisë dhe u publikuan pas arrestimit të vrasësit me pagesë Julian sinanaj, i arrestuar nga policia e shtetit pak ditë më parë.Lënda e eksplozivit mendohet të jetë hedhur me dorë brenda amjenteve të banesës, pasi muret e larta duket se janë bërë pengese që tritoli të vendosej brenda saj.Menjëherë drejt vendit ku ndodhi shpërthimi kanë shkuar forca të shumta policie të cilët kanë nisur hetimet për evidentimin e personave që kanë ndërmarrë këtë akt, ku pistat kryesore të hetimit mbeten ato të hakmarrjes ose paralajmerimit për Andon Mëhillajn.