Kryeprokurori Llala në Durrës: Situata kriminale në vend mbetet shqetësuese

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka deklaruar sot nga Durrësi se situata kriminale në vend mbetet ende shqetësuese. Duke folur në analizën e Prokurorisë së Durrësit, Llallathase ka rritje te volumit te punes se Prokurorise si pasoje e shtimit te numrit te referimeve nga institucionet dhe nga qytetaret, ndersa ka kërkuar më shumë vëmendje nga njësia taks forë në qarkullimin e mallrave."Prokuroria e Durrësit dhe ajo e Apelit kanë një rol të rëndësishëm në goditjen e kriminalitetit në vend, kjo për faktin se Durrësit ndodhet në një pozicion ku qarkullojnë shumë njerëz dhe mallra përgjatë gjithë vitit. Për këtë arsye kërkohet një bashkërendim më i madh i punës nga të gjitha strukturat ligjzbatuese përfshi këtu policinë e shtetit, policinë e kufirit dhe të çdo institucioni tjetër.  Gjithashtu në këtë zonë qarkullojnë interesa të mëdha ekonomike të cilat në mjaft raste ka dyshime të arsyeshme se tentojnë të shmangen kontrolleve të ndryshme.  Kjo kërkon më tepër vëmendje nga institucionet tona sidomos nga njësia taks forcë e kësaj prokurorie" theksoi Llalla.Sipas Llallës vijon të mbeten shqetësim vendimarrjet e Gjykatës së Apelit të Durrësit për të cilat prokuroria ka mbajtur edhe qëndrimet e saj duke bërë rekurse në Gjykatën e Lartë dhe duke njoftuar edhe zyrën përkatëse pranë Prokurorisë së Përgjithshme."Problem shqetësues vijon të mbtetet Gjykata e Apelit. Në mjaft raste ka prishur vendimet e shkallës së parë duke bërë që shumë punë e realizuar në disa raste për vite me rradhë të hidhet poshtë nga një vendim i cili të krijon dyshime. Ne kemi të gjithë instrumentat ligjore që ndaj kujtdo që abuzon me detyrën të fillojmë hetimet përfshi këtu edhe ndaj gjyqtarë. Megjithatë, para se të evidentojmë përgjegjësitë jashtë nesh, duhet të kërkojmë më shumë nga radhët tona. Për periudhën në vijim po ju paraqes disa objektiva që duhen realizuar nga prokurorët e kësaj prokurorie. Për të qenë më efikas në hetime, do të kërkoj prej jush që të jeni më aktivë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit si dhe me gjithë institucionet e tjera shtetërore. Duhet të jeni më aktivë me orientimin e oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe në kontrollin e punës së tyre gjatë fazës së hetimeve. Ju garantoj se nuk do të pranohet në vijim argumenti për punën e mangët të oficerëve të policisë" shtoi Llalla.