Ministri Naço paralajmëron furtunë: Reformë çdo institucioni të drejtësisë
Ministri i drejtësisë Nasip Naço ka paralajmëruar reformë në çdo hallkë të sistemit të drejtësisë në vend. Reforma sipas numrit një të drejtësisë do të përfshijë prokurorinë, gjykatat dhe këshillin e lartë të drejtësisë. Deklarata e Naços erdhi gjatë ngritjes së grupit këshillimor i përbëra nga 14 juristë elitarë në shqipëri.Në fjalën e tij, Naço u shpreh e ku grup këshillimor të bëtë të mundur realizimin e angazhimeve për një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm të bazuar në kushtetutë, në ligje dhe në liritë dhe të drejtat e njeriut.Ky grup do të japë kontributin e tij në përmirësimin dhe reformimin e drejtësisë, ndërsa asistencë do të kërkohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë."Për shkak të rëndësisë së procesit por edhe për faktin se një pjesë e kësaj reforme kërkon ndryshime të karakterit kushtetues në emër të qeverisë kam ftuar ekspertë të komisionit të Venecias por edhe të EURALIUS 4 për të dhënë asistencë. Shpreh bindjen se përmirësimi i legjislacionit në sistemin e drejtësisë nuk mund të bëhen pa reforma për konsolidimin e shtetit të së drejtës bazuar kjo edhe në sygjerimet dhe mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Me propozim të ministrit të drejtësisë dhe me urdhër të kryeministrit është krijuar grupi këshillimor pranë ministrisë së drejtësisë. Në këtë kuadër është krijuar grupi elitar i cili do të japë kontributin e tij në përgatitjen e strategjive dhe projekt akteve në fushën e drejtësisë dhe një reformë ligjore në përgjithësi" tha Naço.Sipas Naços ky grup elitar përmes përvojës së tyre të çmuar do të kontribuojnë në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë si gur themeli në garantim të të drejtave dhe lirive temelore të njeriut.“Një rol të posaçëm ky grup do të ketë në përafrimin e legjislacionit tonë me strukturat dhe standartet ndërkombëtare, në veçanti me ato në Bashkimit Europian si dhe prezantimi në publik të reformave legjislative në fushën e drejtësisë" shtoi ai.Pas mbledhjes së parë të këtij komisioni u zgjodh kryetari i tij Gent Ibrahimi dhe nënkryetar Artan Hoxha. Komisioni do të ketë funksion këshillues pranë ministrit për reformën që pritet të ndërrmerret në drejtësi.