Basha: Protestë anti-qeveri më 20 shkurt, të pakënaqurit të bashkohen me PD
20 shkurti, dita e rrezimit te bustit te diktatorit, do ti sherbeje Partise Demokratike per të testuar zhgenijimin e qytetareve nga mazhoranca e rilindjes. Ne harkun e 5 muajve, Partia Demokratike nxjerr per te dyten here qytetaret ne rruge, por kete radhe kryetari Luzim Basha i ftoi ata per te protestuar jo kunder vjedhjes se votes, por kunder tablos se zeze, e pikturuar sipas tij ne 5 muajt e fundit, si rezultat i papunesise, paligjshmerise dhe arbitaritetit te qeverise.“Në situatën e krijuar, kjo qeveri që bën shurdhen dhe strucin ngaqë nuk dëshiron të dëgjojë e të shohë, ka nevojë për një shkundje të fuqishme popullore. Prandaj kemi vendosur që 23 vjetori i rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës të mos jetë vetëm një përkujtim, por edhe një ditë e madhe refuzimi dhe proteste popullore kundër gjendjes së rendë ekonomike, pasigurisë së frikshme, arrogancës, arbitraritetit, mashtrimeve dhe paligjshmërisë që ka ngritur në sistem qeveria e sotme”u shpreh ai.Sipas Bashës, politikat e papërgjegjshme të qeverisë Rama në një kohë rekord, po bëjnë atë që mund të realizonte në vite kriza më e thellë që Europa kishte njohur ndonjëherë.“Qeveria, konstatohet në raportin e Bankës së Shqipërisë, nuk ka me asnjë mundësi për të injektuar në ekonomi stimuj fiskalë. Në këto kushte qeveria do të duhet të përgjigjet se çfarë bëri me borxhin prej 400 milionë dollarësh të marrë hua në fundvitin e kaluar? Ç’pjesë e pagesave të vonuara ndaj kompanive u shlyen, kush përfitoi dhe në ç’masë? Ç’po bëhet me pjesën tjetër të faturave të pashlyera, të planifikuara për tu shlyer në buxhetin e 2014? Ç’po behet me rimbursimin e TVSH po ashtu të planifikuar në buxhetin e 2014?” tha kreu i PD-së.Si rrjedhoje ekonomia e vendit sot është më e kërcënuar se kurrë, pasi sipas Bashes varfëria dhe papunësia në vend po rritet në përmasa të frikshme.“Papunësia ka prekur për here të parë kufirin e sipërm prej 186 mijë të papunësh nga 142 mijë të regjistruar në momentin e rotacionit politik. Ne vetëm 4 muaj qeverisje, shifra zyrtare e të papunëve të regjistruar është rritur me rreth 44 mijë vetë, që ushqeheshin në mënyrë të ligjshme me djersen e tyre.Tritolpolitika nuk është zgjidhje. Paketa fiskale, jo vende të reja puna nuk krijon, por do të çojë në mbylljen e mijëra vendeve ekzistuese të punës. Dhe është vetëm fillimi i zbatimit të paketës së tyre fiskale shkatërruese për sipërmarrjen dhe vendet e punës. Kanë premtuar 300 mijë vende pune. Minimalisht 70 mijë duhet të hapin deri në shtator për të mbajtur në proporcion vjetor premtimin katërvjeçar. Do Zoti e nuk arrijnë në minus 70 mijë në shtator!Varfëria është ulur këmbëkryq dhe për këtë mjafton të shohësh shifrat zyrtare nga agjencitë ekzekutive të Ramës, të cilat, megjithëse mburren tërë ditën përpara ekraneve se po spastrojnë listën e ndihmës ekonomike nga përfituesit e paligjshëm, përsëri lista e familjeve përfituese është rritur nga 96 mije në momentin e rotacionit politik në 108 mijë si shifër mesatare e planifikuar për vitin 2014. Kriza nuk mund të fshihet dot as me deklarimet butaforike të Ramës për gjoja tejkalim të planit të të ardhurave nga tatimet e doganat për janarin e këtij viti. Nga rreth 30 miliardë të ardhura që duhet të mbledhë mesatarisht në muaj, qeveria ka mbledhur vetëm 22 miliardë, dhe megjithëse janari është një muaj relativisht me i dobët përsa i përket importeve dhe realizimit te të hyrave nga doganat, janari është gjithashtu muaji kur arkëtohet në tatime e gjithë TVSH e dhjetorit, e cila duhet të jetë dukshëm më e lartë se mesatarja e muajve të tjerë për shkak të festave të fundvitit. Rama ka zgjedhur të ngopet me lugë bosh, ka zgjedhur të bëjë demagogji, ka zgjedhur mungesën e transparencës. Administratës publike i është deklaruar se nuk do ketë me asnjë rritje rrogash nën ketë qeveri”deklaroi Basha.