Ura e Mifolit drejt shkatërrimit, grabitësit e skrapit po i zhveshin pjesët metalike
Demtimet dhe vjedhjet e hekurit per skrap po nxjerrin jashte funksionit uren mbi Vjose, qe sherben si nyje lidhese mes dy rretheve Fier dhe Vlore.Papergjegjshmëria e njerezve ka shkuar ne vjedhjen e qindra metrave katrore elemente lidhes prej hekuri, qe sherbejne si bordure mbajtese dhe mbrojtese ne pjesen anesore te ures.Drejtues te mjeteve qe pershkojne kete rruge ndihen te rrezikuar, ndersa kerkojne qe shteti te nderhyje ne menyre qe te parandaloje shkaterrimin total te saj.Drejtoria e Mirembajtjes së Rrugëve per Shqiperine e Jugut me qender ne Gjirokaster, e ka denoncuar para disa kohesh ne organin e akuzes shkaterrimin e ures se Mifolit, mbi lumin Vjose.Kjo veper eshte ndertuar ne vitin 1985 dhe ka nje rendesi te veçante per banoret e zones, pasi ajo lidh dy qarqet e Vlores dhe Fierit.Demtimit te kesaj ure, i shtohet edhe demtimi i ures me harqe perbri saj, e ndodhur mbi lumin Vjose, nje pasuri e pazevendesueshme per nga menyra dhe teknika e ndertimit dhe funksionimit te urave ne vendin tone.