Zbulohet "policia" brënda në shtëpi, thyen traun e doganës, bazë me armë në banesë
Një operacion i ndërmarrë nga Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me FNSH, Policinë Kufitare të Kakavijës dhe Policinë e Sarandës ka bërë të mundur sekuestrimin e disa gomoneve dhe armatimeve.Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit janë arrestuar edhe 3 persona të cilët akuzohen për "Mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë së Rendit Publik"dhe "Kalim të Paligjshëm të Kufirit"Sipas policisë janë ndaluar shtetasit Xhelal Telo 35 vjeç , banues ne fshatin Cukë Sarandë, Armand Alushaj 37 vjeç dhe Saimir Kuçi 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.Këta shtetas më datën 08.02.2014, me automjetin tip Nisan me targa AA 151 DR, që drejtohej nga shtetasi Xhelal Telo , që udhëtonin nga Greqia për në Shqipëri, në doganën greke i janë shmangur kontrollit dhe janë larguar me shpejtësi duke thyer traun e pikës së Kontrollit në Doganën Greke të Kakavijes dhe janë futur në teritorin shqiptar me shpejtësi të madhe, ku edhe në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije nuk i janë bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë Kufitare për të ndalur por janë larguar me shpejtësi të madhe duke marrë përpara edhe traun e doganës së Kakavijes.Menjëherë janë organizuar shërbimet e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkt Gjirokastër, shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes , dy grupe të FNSH , si dhe të Policisë së Sarandës ku falë organizimit dhe kordinimit të veprimeve u bë i mundur arrestimi i tyre.Gjatë kontrollit në pronën e shtetasit Xhelal Telo në fshatin Cukë u gjetën dhe u sekuestuan në cilësinë e provës materiale tre Skafe, një gomone, dy motorrë Skafsh, tre automjete, një valixhe ku brenda saj kishte : Një silensiator arme zjarri, një palë dylbi snajperi, dhe një palë doreza dore si dhe një numër i madh targash të huaja si dhe një fenelinë policie.Po gjatë operacionit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip Nisan që theu traun e doganës.Automjeti në pronësi të shtetasit Xhelal Telo u gjet në një përrua në fshatin Bularat të Komunës Dropulli i Sipërm Gjirokastër dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.