Bordi i RTSH, nis seleksionimi i anëtarëve të Këshillit
Komisioni i Medias pritet që të seleksionojë sot kandidaturat për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja e komisionit do të zhvillohet me dyer të mbyllura për arsye etike.Më herët, komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit, ka dëgjuar kandidatët për këshillin drejtues të RTSH-së të cilët kanë shpalosur platformat e tyre.Pas procesitë të përzgjedhjes së anëtarëve të këshillit drejtues pritet që të seleksionohen edhe kandidatët për kryetarë të drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.Gjithashtu në rendin e ditës të komisionit për Edukimin dhe mjetet e informimit është edhe kërkesa për asistencë nga ekspertë të Këshillit të Europës për pr/ligjin “Për amendimin e ligjit nr. 97/2013“ Për mediat audiovizive në RSH”.