Zhizel përfundon udhëtimin në Tiranë

Magjia e " Zhizel" preku Teatrin e Operas dhe Baletit për dy netë me rradhë, e luajtur me mjeshtëri nga çifti i primabalerinëve Enis Nezha dhe bashkëshortja e tij Petra Conte, të dy balerinë me famë ndërkombëtare.Baleti me dy akte shfaq për publikun legjendën e lashtë gjermane sipas së cilës vajza e re Zhizelë, dashurohet me një djalë i cili hiqet si fshatar por në të vërtetë është princi Albert. Vajza e dashuruar, kur merr vesh që i dashuri i zemrës është princ dhe i fejuar vdes e pikëlluar, por dashuria e saj i kalon kufijtë e kohës dhe realitetit  pasi edhe në botën e përtejme, Zhizelë nuk rresht së dashuruari princin Albert duke e mbrojtur atë nga forcat e këqija.Dashuria e madhe e protagonistëve të legjendës u transmetua me mjeshtëri dhe elegancë nga dy balerinët e La Scala's dhe balerinë të Teatrit të Operas dhe Baletit.Vepra vazhdon të luhet në skenat më prestigjoze të botës dhe konsiderohet si simboli i ndërthurjes së baletit klasik me atë romantik. Historia me fund tragjik është luajtur për herë të parë në skenën shqiptare në vitin 1988.