Aksioni për pastrimin e mjedisit: Mbetjet urbane në landfille ose për riciklim
Aksioni për mbledhjen e mbetjeve ka nisur. Nga Shkodra në Konispol, forcat e ushtrisë janë në terren për mbledhjen dhe grumbullimin e mbetjeve, sepse situata është vlerësuar nga Ministria e Mjedisit si emergjencë mjedisore.E nëse komiteti ka nisur detyrën, ngrihet shqetësimi se ku do të shkojnë këto plehra të mbledhura në mënyrë të tillë që të mos rikthen në risk për shëndetin e popullatës dhe në shqetësim për syrin e vizitorërve.Zv.ministrja, Olijana Ifti, thotë se një pjesë do të shkojë në landfille, ndërsa të tjerat në riciklim, pasi impiantet e riciklimit të mbetjeve mund të jepen me koncension.Harta e ndotjes tregon se rrugët nacionale, bregdeti por dhe qytetet e mëdha janë të ndotura. Qëllimi i këtij askioni është që Shqipëria të prezantohen më e pastër në sezonin tursitik 2014.