Çmimi i naftës "fluturoi" në janar, paketa fiskale dha efektet, rriten dhe perimet
Muaji janar ka qenë më i shtrenjë për xhepat e qytetarëve.Hyrja në fuqi e paketës fiskale ka dhënë efektet e veta në rritjen e çmimeve të disa produkteve bazë. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga INSTAT gjatë muajit janar karburantet janë rritur përkatësisht çmimi i naftës me 3,9 % dhe çmimi i benzinës me 3,5 %.Ndërkohë që rritje krahasuar me një vit më parë ka pësuar dhe çmimi i duhanit me 12,7 % natyrisht e ndikuar edhe prej rritjes së çmimit për këtë produkt sipas paketës fiskale.Rritja vjetore në muajin janar e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike". Në këtë grup i cili është i domosdoshëm për tavolinën e çdo qytetari çmimet e frutave janë rritur me 17,5 % dhe çmimet e zarzavateve me 12,7 %.Zakonisht gjatë muajve të parë të vitit çmimet e fruta-perimve pësojnë një rritje të ndjeshme të çmimit si pasojë e mungesës së prodhimit vendas. Ndërkohë që situata stabilizohet në pranverë me hyrjen në treg të prodhimeve.