Haxhinasto: Masa për sigurinë rrugore, ndryshime në proçesin e patentave e kolaudimit

Proçesi i dhënies së lejeve të drejtimit do të ketë ndryshime në bazë të paketës së re për sigurinë rrugore. Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi se do të ketë përmirësim të proçeseve të dhënies së lejeve të drejtimit si dhe sistemit të testimit të mjeteve në mënyrë që të mos humbin më jetë njerëzish në rrugët e Shqipërisë. Haxhinasto paralajmëroi masa edhe për sistemin e kolaudimit të mjeteve.“Do të kërkojmë të kemi një komisioner pranë Bashkimit Europian, një përfaqësues që të ndihmojë për të realizuar mbështetjen e nevojshme dhe rritjen e vëmendjes sa i përket këtij korridori.Tashmë është hartuar një paketë që parashikon investime, përmirësim të proceseve të dhënies së lejeve të drejtimit, përmirësim të sistemit të testimit të mjeteve dhe rritjes së shërbimit të transportit publik. Kjo paketë do të jetë shumë rigoroze dhe do të ketë efektet e duhura” tha Haxhinasto.Kjo deklaratë erdhi pas një takimi midis Ministrave të Transportit të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë në Tiranë, ku kanë shkëmbyer ide mbi përmirësimin e disa çështjeve që lidhen me trasportin dhe infrastrukturën në rajon e sidomos për sigurinë e rrugëve.