Kryeministri Rama në Korçë, inspekton qëndrën rinore dhe shtëpinë e të moshuarve
Gjatë vizitës së tij në Korçë, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Zëvendës/kryeministri Peleshi dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe rinisë,Veliaj inspektuan Qendrën Rinore të këtij qyteti, e cila u prezantua mes kushteve tejet të papranueshme për një mision të tillë, mes mureve të rëna e plot lagështirë, si dhe në mungesë totale të pajisjeve. E si te mos mjaftonte gjendja e renduar, drejtoria pyjore strehonte aty sasite e drurit te sekuestruar ne ambientet e kësaj qendre.“Kjo është gjithçka që ofronte qeveria e kaluar për argëtimin rinor, nje firzamonikë, një organo, një kaluç...”, shpjegoi Veliaj.Ndërkaq, Zv/kryeministri Peleshi informoi se Bashkia e Korçës vazhdimisht ka kërkuar që ky institucion të menaxhohej prej saj, ndërsa siguroi se ekziston një potencial shumë i madh që ajo me investimin e duhur të shndërrohet në një qendër të jashtëzakonshme rinore.“Bashkia vazhdimisht e ka kërkuar që ky institucion të menaxhohej prej saj. Një qendër kulturore fëmijësh të menaxhuar nga drejtoria arsimore, pa asnjë lloj vëmendje të duhur. Siç e shikoni është katandisur në një relike, që duket sikur i ka ndaluar ora që në vitin 90. Nuk i ishte njohur asnjëherë bashkisë si një e drejtë. Por ekziston një potencial shumë i madh që duke e çliruar edhe nga zyrat e pyjores, të kthehet në një qendër të jashtëzakosnshme rinore.”, u shpreh Peleshi.Më pas, inspektimi vijoi në Zyrën e Punës së qytetit të Korcës, mjediset e së cilës, ashtu si dhe zyrat simotra, në qytete e tjera ofronin pamje të një godine të rrënuar, jashtë funksionit dhe misionit të saj, në periferi të qytetit, e bashkëvedosur me disa institucione të tjera.Ministri Veliaj propozoi që kjo zyrë të afrohet më pranë ambienteve publike, në mënyrë që të jetë e aksesueshme për qytetarët, duke ia lënë mjediset e saj aktuale, Qendrës së formimit profesional.“Ne këtu kemi bërë si sandëich tre shërbime: Qendra e formimit profesional që nuk ka mjaftueshëm hapësirë ; zyra punës nuk është afër qytetarëve por është në periferi. Ideja është që Qendra e formimit profesional ta përdori këtë godinë për kurse 24 orë, kurse Zyra e Punës të dali në një ambient publik që të jetë e aksesueshme nga qytetarët. Këtu ansjë ambient nuk funksionon sic duhet. Ndërtesa është komplet e rrënuar. Kështu të paktën merr vetëm një funksion dhe të tjerat çlirojnë hapsirën” tha Veliaj.Teksa vërejti me keqardhje kushtet e papranueshme në të dyja këto godina, Kryeministri u shpreh se shtrohet me emergjencë nevoja e shndërrimit të tyre në funksion të misionit për të cilin edhe janë ndërtuar.Shtëpia e të moshuarve, ishte ndalesa e rradhës e Kryeministrit, zv/kryeministrit dhe Ministrit të Punës, e vlerësuar si një model për tu ndjekur, për sa i përket mënaxhimit dhe shërbimeve që ajo siguron për banorët e saj. Ngritja e saj ëhstë konceptuar si një bashkëpunim i Bashkisë së Korcës dhe i fondacioneve dhe organizatave jo qeveritare, duke e shndërruar atë në një strehë me shërbime cilësore e bashkohore për të moshuarit korcarë.Duke vlerësuar frytet e një bashkëpunimi të tillë, Zëvendëskryeministri Peleshi u shpreh se modeli i këti institucioni duhet të promovohet dhe të kthehet në shëmbull edhe për qytete të tjera. Zëvendës/kryeministri propozoi gjithashtu shfrytëzimin e godinave të lëna djerrë dhe shndërrimin e tyre në institucione që ofrojnë standarde të këtik lloji.“Kemi organizuar një model bashkëpunimi, nga njëra anë qeveria, nga ana tjetër fondacionet dhe shoqata të ndryshme. I gjithë qyteti, jemi krenarë që kemi qendrën më të mirë të të moshuarve në të gjithë Shqipërinë. Do ti shërbejë të gjithë Shqipërisë si një model që jam i bindur dhe Ministri i Punës do ta promovojë. Ku nga njëra anë qeveria, e nga ana tjetër fondacionet e shoqatat e ndryshme, mund të bashkojnë forcat për të ndërtuar këtë standard. Qeveria, shteti ka shumë institucione në gjendje të degraduar që rrinë kot, që janë në gjendje të degraduar, e që në qoftë se vihen si asete në këtë bashkëpunim, ne mund ti sjellim këto standarde.” u shpreh Peleshi.