“Tragjedia nuk erdhi nga shpejtësia”,e mbijetuara: Ja si ndodhi aksidenti në Kukës

67-vjeçarja, Hyrie Kovaçi, është një nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik të ndodhur në Shishtavec, ku humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 7 të tjerë. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht tmerrit që ka kaluar mëngjesin e të shtunës,ku mrekullisht i shpëtoi rrokullisjes në më shumë se 150 metra humnerë, brenda në furgon.Hyria shpjegon për “Ora News” momentet e tmerrit, ku sëbashku më të udhëtonin nipi dhe mbesa tre vjeçare, për të cilët falenderon Zotin që i ruajti. 67-vjeçarja në rrëfimin e saj sqaron se nuk ishte shpejtësia shkak i aksidentit, duke shtuar se çdo gje ndodhi papritur.Nëndrejtori i spitalit të traumas, Artan Distafa, bëri të ditur gjendjen e 4 të plagosurve të këtij aksidenti që ndodhen në këto ambjente që nga dita e shtunë. Tre prej tyre ndodhen në gjendje mjaft të rëndë, dy prej tyre në koma,ndërsa 67-vjeçarja Kovaçi jashtë rrezikut për jetën.Ndërsa gjendja e tre fëmijve të plagosur nga një granatë ditën e shtunë në Nikël të Krujës paraqitet e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.