Mbeturinat rrezik epidemie, godina e braktisur kthehet në vatër sëmundje

Ne nje kohe kur ne qytetin e Beratit po prezantohen projekte te ndryshme per zhvillimin ekonomik te tij, por edhe sa i perket infrastruktures se duhur per nje qytet Muze, problemet ne qender te Beratit vazhdojne te mbeten prezente.Braktisja e nje godine nga pronaret e saj,eshte kthyer jo vetem ne nje kosh te madh mbeturinash, por edhe rrezik serioz per hapjen e epidemise.E ndodhur shume prane institucioneve me te rendesIshme te ketij qyteti, brenda kesaj godine jane grumbulluar prej kohesh mbeturina nga me te ndryshmet, e madje ambjentet e saj po perdoren nga qytetaret edhe si banjo publike,pasi keto te fundit ne kete qytet mungojne.Qytetaret shprehen se eshte e pamundur te kalosh prane kesaj godine dhe i bejne thirrje institucionit te Bashkise dhe sherbimeve perkatese te saj te nderhyje per te normalizuar gjendjen.Krijimi i nje ambjenti te paster dhe mbrojtja e tij eshte nje faktoret kryesore per zhvillimin e turizmit,i cili eshte nje nga pikat kyçe per zhvillimin e ekonomise ne kete qytet, pjese e organizates boterore UNESCO, ndaj edhe masat duhet marre menjehere duke i dhene fund perkeqesimit te situates.