Prokuroria kërkon dënim me burg për dy nipat e Arben Frrokut

Prokuroria e Tiranës kërkon dënim me burg për dy nipat e Arben Frrokut, të akuzuarit kryesor për vrasjen e ish-komisarit Dritan Lamaj.Prokurori i çështjes kërkoi 12 vjet burg për Ndue dhe Jak Jakun, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.Jak Jaku, u arrestua më 25 shkurt të vitit të kaluar në Selanik të Greqisë, së bashku me Arben Frrokun ndërsa Ndue Jaku u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesë u sekuestrua një arsenal armësh.KonkluzionetAkuza ka theksuar se dyja veprat penale, si mbajtja e lëndëve narkotike, ashtu edhe mbajtja e armëve të zjarrit në sasi të mëdha, janë kryer në bashkëpunim midis vëllezërve Ndue Jaku e Jak Jaku.Nga ana tjetër ky parashtrim i organit të akuzës është përballur me pretendimin e dy të pandehurve se konsumuesi i të dy veprave penale është shtetasi Ndue Jaku, ndërsa shtetasi Jak Jaku nuk ka dijeni apo lidhje me këto dy vepra penale por nga disa elementë të anës objektive mbërrijmë në përfundime të anës subjektive.Kështu vendi ku mbaheshin armët e zjarrit ishte një gropë afër banesës. Ky fakt nuk mund të realizohet në një ambjent të përbashkët jetese pa dijeninë dhe bashkëpunimin e të dy vëllezërve. Gjithashtu lëndët narkotike ishin të përhapura në disa vende të përdorimit të përbashkët, pra pa asnjë lloj “përkudesje” nga autori i vetëm i pretenduar Ndue Jaku që veprimet e tij të ishin të fshehta dhe të mos diheshin prej anëtareve të tjerë të familjes apo së paku të mos i shqtësonte ata. Mungesa e kujdesit tregon që faktet diheshin dhe konsumoheshin prej dy të pandehurve.Gjithashtu, rezulton se shtetasi Ndue Jaku nuk ka patur në jetën e tij të përditshme veprimtari parësore të këtij niveli kriminal.Ne shqyrtim gjyqesor eshte administruar qendrimi pohues dhe pendues i te Ndue Jakut dhe mohues i Jak Jakut.