Gati shlyerja e borxhit ndaj biznesit, në fund të muajit mbërrin fondi nga FMN
Në fund të muajit shkurt qeveria shqiptare pritet të marrë këstin e parë prej 100 milion eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar . Kjo shumë do të përdoret vetëm për shlyerjen e borxhit që është akumuluar ndaj biznesit në vite. Zv.ministri i financave shpjegon se gjatë këtij viti pritet të shlyen 30-50 % e shumës që bizneset pretendojnë.Një tjetër lajm mirë për bizneset është edhe fakti se gjatë marsit do të nisë edhe shlyerja e TVSH-së. Ndërkohë që në fund të kësaj jave do të dorëzohen pranë ministrisë së financave faturat për verifikimet e punëve të kryera një proces ky që i hap më pas rrugë shlyerjes së borxheve.Zv.ministri i financave Erjon Luci shpjegon se pagimi i borxheve do të jetë në bazë të vjetërsisë pra ato kompani që kanë pa marrë para më herët në vite do të shlyen më parë. Por qeveria shqiptare do të marrë edhe një tjetër fond brenda këtij viti.Banka Botërore do të lëvrojë fondin prej 100 milion dollarë gjatë muajit qershor duke i mundësuar kështu më shumë likuiditet qeveris. Sipas të dhënave shumica e borxheve të akumuluara është e 2-3 viteve të fundit. Ndërkohë që sipas kushtit të vendosur edhe nga FMN rëndësi do ti jepet edhe faktit të shlyerjes së të gjitha detyrimeve brenda këtij viti duke mos krijuar më borxhe të reja.