Kontrata "1 euro" për fasonët, Ahmetaj: Synojmë hapjen e vendeve të reja të punës

Asetet shtetërore të papërdorura do të vihen në dispozicion të biznesit fason vetëm me një euro për metër katror.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, e bëri të ditur këtë fakt gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e biznesit fason. Ahmetaj deklaroi se kjo ulje e tarifave të qerasë synon të rrisë vendet e punës.Gjithashtu Ahmetaj premtoi një rimbursim automatik të TVSH-së për këtë sektor.Në takim do të diskutohen 34 propozimet të sjella nga ky biznes, për të parë se cilat do të jenë të mundshme të realizohen aktualisht.