Bozdo: Qeveria, masa për mosrritje të çmimit të biletës
Bashkia e Tiranës i ka kërkuar sot zyrtarisht qeverisë të marrë masë për të mos lejuar rritjen e çmimit të biletës të transportit urban.Nënkryetari i bashkisë Enno Bozdo në një konferencë për mediat paraqiti edhe kërkesat e bashkisë drejtuar qeverisë."Subvencionimin operativ të shërbimit nëpërmjet granteve të kushtëzuara ndaj qeverisjes vendore. Në këtë kuadër, Bashkia e Tiranës ka gjithë gatishmërinë për të rishikuar kushtet e kontratës që të mundësojë këtë lloj subvencionimi; Subvencionimi social për kategoritë që sipas ligjit përfitojnë transport publik falas; Ulja e TVSH për shërbimin e transportit publik; Heqja e akcizës së naftës për transportin urban qytetas. Ndryshimi i legjislacionit për emetimin dhe prodhimin e biletave të transportit për mundësimin e sistemit të biletave elektronike që shmang abuzivitetin në përdorimin e shërbimit urban qytetës. Ndryshimi i sistemit të llojeve të biletave që është shumë i kufizuar duke mos lënë hapësira për përdorimin e llojeve të ndryshme të biletave shumë përdorimshe, siç mund të jenë 1 ditore, 1 javore, bileta për fundjavën. Këtë experiencë e gjejmë në shumicën e vendeve të BE-së por edhe në rajon" tha Bozdo.Gjithashtu, Bozdo shprehu edhe shqetesimin e Bashkisë së Tiranës për heshtjen totale të qeverisë ndaj letrës së dërguar nga Bashkia, kërkesës së shoqatës së Transportit Urban dhe pritjes gjithë ankth të qytetarëve për çmimin e biletës. “Deri më sot, ende nuk kemi asnjë reagim nga ana e qeverisë e cila vazhdon të fshihet me gjithfarë justifikimesh e pas çdo specialisti të mundshëm” tha Bozdo.