Kuvendi 1 minutë heshtje për Vaçe Zelën, Meta: Vaçja i dha emrin një epoke
Kuvendi i Shqipërisë e nisi seancën me një minutë heshtje për nder të ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela e cila ndërroi jetë sot në moshën 75-vjeçare.Në nisje të seancës, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se Vaçe Zela i dha emrin një epoke të shndërritshme.“Vaçe Zela ishte një zë i mrekullueshëm që ka zbukuruar dhe lumturuar jetën e gjeneratave të tëra në kohë më të vështira. Mbas pothuajse 20 vjetësh mungese në skenë por gjithmonë e pranishme në kujtesën tonë Vaçja e madhe, “Nderi i Kombit” është ende kulmi i papërsëritshëm i këngës shqiptare. Ajo është shkëlqimi i zërit të shpirtit dhe padyshim mbretëresha e kurorëzuar e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare. Ajo ishte njeriu që i dha emrin një epoke, ishte fëmija e shkëlqyer dhe i papërsëritshëm i këngës dhe i muzikës shqiptare. Prandaj të nderuar deputetë për të nderuar këtë figurë të jashtëzakonshme të këngës, të muzikës dhe të artit tonë ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje” ka Meta.