Banesa e Vaçe Zelës drejt rrënimi, Bashkia: Do ta kthejmë në Muze
Diva e muzikes shqiptare e te gjitha koherave, Vaçe Zela, eshte ndare nga jeta gjate oreve te para te mengjesit te sotem ne Zvicer, aty ku jetonte prej vitesh.Pas nje semundje te gjate dhe te mundimshme, legjenda e muzikes sone ka mbyllur syte duke lene pas famen, jehonen dhe emrin e saj, qe mbretëroi ne skenat dhe festivalet e Radio Televizionit Shqiptar per dekada me rradhe.“ Femija i pare”, ishte kenga qe do te shpallej fituese ne koncertin e vitit 1962, per tu pasuar me nje sere suksesesh te pafundme ne karrieren e saj. Vaçe Zela lindi ne qytetin e Lushnjes 75 vite me pare dhe qe ne femijeri ajo do te dallonte nga bashkemoshataret e saj, per prirjet ne boten e artit, jo vetem ne fushen e kenges, por edhe pikture e teater.Vaçe Zela do te ngjitej ne skene ne moshen 10-vjeçare, kohe ne te cilen talenti i saj u zbulua nga mesuesit e shkolles 7-vjeçare, ku ajo arsimohej.Ndarja nga jeta e Vaçes, natyrisht qe preku te gjitha zemrat e shqiptareve, por natyrisht ata qe e ndjejne edhe me teper jane qytetaret lushnjare, si dhe te afermit e saj, te cilet kane pranuar te ndajne me ne disa prej kujtimeve te dives shqiptare.Shtepia ku ka lindur e madhja Vaçe Zela, sot ofron gjendje mjerane, a thua se edhe kjo banese e cila per vite me rradhe ka kulmuar nga zeri i saj, nje dite do te mbaje frymen. Fatos Tushe, kryetari i Bashkise Lushnje ka premtuar kthimin e kesaj shtepie ne Muze dhe ne nder te kengetares se famshme kjo lagje do te mbaje emrin e saj.Kengetarja Vaçe Zela është e vetmja femër shqiptare e nderuar gjallë me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga Presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: "Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor."Trupi i pajetë i "Artistes së Popullit" Vaçe Zela do të prehet në atdhe, sipas dëshirës së vetë këngëtares së madhe, nderkohe qe homazhet ne nder te saj do te zhvillohen ne kryeqytet.