Fier, qendra multifunksionale do të shërbejë për 100 fëmijë me aftësi të kufizuara
Se shpejti ne qytetin e Fierit do te nise ndertimi i nje qendre multifunksionale per personat me aftesi te kufizuar, ku parashikohet ndertimi i nje kopeshti per kete kategori femijesh, shkolles si dhe kurseve profesionale.Kapaciteti mbajtes parashikohet te jete rreth 100 femije, ndersa sebashku me ata do te jene edhe 50 prinder, te cilet do te shoqerojne femijet e tyre.Projekti parashikon nje siperfaqe prej 1300 metra katrore dhe sipas drejtorit te Drejtorise se Sherbimit Social, Agron Margilaj, ekziston e gjithe hapesira e duhur per te nisur punimet ne terren si dhe gjetjen e donatoreve.Nga ana tjeter ai ka deklaruar se eshte hartuar edhe nje projekt mbi ndertimin e nje qendre pritese te viktimave te dhunes ne familje dhe femrave te trafikuara.Gjithçka do te ndertohet dhe vihet ne zbatim fale buxhetit te Bashkise dhe bashkepunimit me PNUD, shoqaten e invalideve te punes dhe donatoreve te tjere.