Rrëzimi i aktit normativ për nëpunësit, PD: Administrata të rikthejë të shkarkuarit

Rikthim te gjithe nepunesve te shkarkuar pas dates 1 tetor te vitit 2013, ne vendin e tyre te punes. Keshtu e lexon Partia Demokratike vendimin e Gjykates Kushtetuese, per aktin normativ te qeverise mbi ligjin per nepunesin civil. Sipas perfaqesuesit ligjor, Ivi Kaso, vendimi i Kushtetueses zhbën veprimet e paligjshme të administrates.“Vendimi i Kushtetueses vërtetoi pretendimet tona, që akti nomativ për nëpunësin civil ishte antikushtetues. Ata që kanë statusin e nëpunësit civil gëzojnë të gjithë mbrojtjen ligjore. Të gjithë ata që janë larguar padrejtësisht nga administrata, pas 1 tetorit duhet të rikthehen në detyrë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese zhbën veprimet e paligjshme të administratës të kryera që nga data 1 tetor. Administrata të marrë masa për rikthimin e punonjësve që janë larguar padrejtësisht nga puna. Nëse administrata nuk e bën këtë, atëherë është gjykata që me anë të vendimeve do ta detyrojë administratën që ti kthejë në punë punonjësit e pushuar padrejtësisht” theksoi Kaso.E nese kjo nuk ndodh, Kaso, thote se punonjësit e pushuar kanë të drejtë ti drejtohen gjykatës për të bërë të mundur rikthimin në detyrë.Demokratët numërojnë rreth 4000 punonjës të larguar nga puna dhe e gjithe kjo situate nuk mund te kaloje dhe pa nje fature te larte financiare.E teksa demokratet bejne kete lexim, mazhopranca refuzon te kete komente mbi kete vendim.