Taktika e maxhorancës me Berishën, pas 5 muajsh lirie, ish-miku Meta i fik mikrofonin

Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar sot nga debatet e ashpra dhe akuzat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrave e deputetëve socialistë.Ish-kryeministri Berisha ka kërkuar nga qeveria të marrë një vendim për mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike.Duke folur në sallën e Kuvendit, Berisha sulmoi ministrin e ekonomisë Arben Ahmetaj duke theksuar se ai po u vendos shqiptarëve gjobën kolektive, afrofenë."Sapo dëgjuat një mashtrim disa herë më të madh se sa zëdhënësi dhe kryekreu i tij të marrë sëbashku. Parafolësi bëri fjalë për energjinë dhe në muajt e parë të qeverisjes së tij ju bëri peshqesh shqiptarëve gjobën kolektive, aforfenë. Një përpjekje kjo titanike e qeverisë së mëprshme për të çliruar shqiptarët nga ky akt i pandershëm, i padrejtë, nga kjo gjobë e pamëshirë e atyre që nuk kanë.  Por "derrat e kënaqur për Sokratët e vuajtur nuk kanë pyetur dhe nuk pyesin kurrë", ky është edhe morali i asaj që ju kthyet aforfenë.  Në vend që të skuqej këtu përpara qytetarëve, në vend që të kërkonte "Pardon" për aforfenë që u riktheu, ky famoz që nuk di përveçse anglishtes asgjë tjetër në ekonomi, ky njeri del, shpif dhe trillon për një borxh që nuk ekziston askund. Me dëshmitarë të rremë këta kërkojnë të mashtrojnë dhe ju, me dëshmitarë të rremë këta do merrnin statusin, me dëshmitarë të rremë këta të kërkojnë borxhin, por dëshmitarët e rremë i kanë këmbët e shkurtra sa rrena” tha Berisha.Gjithashtu Berisha replikoi edhe me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, i cili i ndërpreu fjalën pasi kaluan dy minutat. Bëtë një akt të shëmtuar duke më ndërprerë fjalën" iu drejtua ai kryeparlamentarit Meta.