Durrës, arrestohen 2 doganierë për kontrabandë mallrash

Arrestohen në flagrancë dy doganierë të portit të Durrësit për kontrabandë mallrash. Ndalimi i tyre u bë gjatë një operacioni nga Krimi Ekonomik i Tiranës,ndërsa në pranga kanë rënë doganierët Sami Delia dhe I. Neli, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë doganieri me iniciale A.P per lejim kontrabande.Shtetasit e mësipër akuzohen për kalim të mallrave kontrabandë, ndërsa nga ana e policisë vijojnë hetimet.