Porti Shëngjinit në Lezhë, pritet nisja e punimeve për thellimin e basenit
Rikthimi i tragetëve per pasagjerët dhe rritja e kapacitetëve ankoruese të anijëve në portin e Shengjinit eshte vetem çeshtje kohe. Tashmë është tenderuar fondi për thellimin e basenit të portit dhe pritet nisja e punimeve, të cilat sipas drejtorit Gjovalin Tushaj do ta bëjne edhe me të rëndesishem këtë port detar.Sipas tij, kompanitë e trageteve të kontaktuara janë tepër serioze dhe me mundësi për të realizuar këtë objektiv ndaj do të ketë edhe garancinë e vijueshmerisë. Tushaj ka bërë të ditur gjithashtu se ka patur kontakte të vazhdueshme me autoritetet kosovare me qëllim që shkembimet e mallrave të kryhen nga porti i Shengjinit.Pas disa vitesh ndërprerje, në portin e Shengjinit do të rikthehen sërish hidrokarburet, duke mundësuar edhe rritjen e kapacitetit perpunues. Permirsimi i infrastruktures portuale, i ka krijuar më tepër mundesi zhvillimi portit të Shengjinit, i cili sa vjen dhe shton gamen e shërbimeve të tij.