Gjenden predha luftarake në një kosh mbeturinash në Yzberisht

Gjenden predha luftarake në një kosh mbeturinash në Yzberisht. Forcat e komisariatit numër 6 janë vënë në alarm pasditen e sotme, ndërsa janë sinjalizuar nga banorët e zonës për praninë e një sasie predhash në një kosh mbeturinash.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, të cilët kanë rrethuar zonën.Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat xheniere të cilët pritet të bëjnë çmontimin e mjeteve luftarake.