Tiranë,alarm për bombë në shkollën profesionale elektrike

Policia e Tiranës është vënë në alarm sot, pasi është sinjalizuar për vendosjen e një bombe në shkollën teknike-elektrike në  kryeqytet.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të policisë dhe forcat xheniere, të cilët kanë bërë evakuimin e stafit të mësuesve dhe nxënësve brenda ambjenteve të shkollës.Gjithashtu policia ka vijuar me kontrollohet brenda ambjenteve të shkollës për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për një alarm fals apo jo.Ndërkohë policia është duke hetuar për identifikimin e personit i cili telefonoi në numrin 129 duke dhënë alarmin e rremë.Alarmet për bomba në shkollat e kryeqytetit janë bërë tashmë të zakonshme. Vetëm disa ditë më parë një tjetër alarm fals për bombë në shkollën 9-vjeçari “ 1 Qershori ”vuri në gadishmëri efektivët e policisë së Tiranës.