Mbeten në qeli “gjahtarët e natës”, të rinjtë grabisnin pikat e karburanteve
Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për 4 persona, të dyshuar për veprën penale "Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 139 e 25 të K.Penal.R. Halmusaj i dtl.1991 lindur ne Kukes dhe banues ne Kamez Tirane.K. Koleci i dtl. 1992 lindur ne Mat dhe banues ne Kamez Tirane.F. Mellugja i dtl. 1987 lindur ne Mat dhe banues ne Kamez Tirane.A. Daçi i dtl. 1986 lindur ne Mat dhe banues ne Kamez Tirane.G. Lika i dtl. 1990 lindur ne Mat dhe banues ne Kamez Tirane. (shpallur ne kerkim)Shtetasit e lartpermendur ne deklarimet e tyre te pyetur si persona ndaj te cileve zhvillohen hetime per vepren penale te “Vjedhjes me dhune e kryer ne bashkepunim” ne prani te mbrojtesit te zgjedhur kryesisht nga shteti kane pranuar faktin e kryerjes se “Vjedhjes me dhune kryer ne bashkepunim” tek karburant “E….” me date 24.01.2014 ne Ibe, Tirane.PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË DETAJEMbi bazen e materialeve te ardhura nga Komisariati i Policise Nr.1 Tiranë, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tiranë ka regjistruar procedimin penal qe ben fjale per veprën penale Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 139 e 25 të K.Penal.Në datë 23.01.2014 në vendin e quajturt Bërzhitë tek Karburant E..... persona të paidentifikuar jane afruar me një automjet tip VOLKSVAGEN i cili ka kërkuar që të furnizohej me benzine në shumën 5000 lekë. Në momentin që mjeti ka mbaruar së furnizuari, njëri nga personat që ishte në mjet e që ishte perjashta tij në momentin e furnizimit, ka goditur punonjësin e karburantit e më pas kanë ndërhyrë në goditje edhe personat e tjerë që ishin në mjet. Ata kanë vazhduar të ushtrojnë dhumë ndaj dy punonjësve të karburantit. Pas kësaj ata kanë marrë me dhunë shumën 13 000 lekë në zyrën e karburantit si dhe tre aparate celularë me numrat përkatës në ta. Pas kryerjes së vjedhjes ata kanë lidhur me natriban dy punonjësit e janë larguar me shpejtësi.Në vendngjarje janë fiksuar edhe filmimet e kamerave të vendosura në objekt në të cilat dallohet qarte mjeti i perdorur nga autorët dhe sipas karakteristikave që ka, ai ka rezulton të jetë mjet tip VOLKSVAGEN GOLF e që ka dyshiume të arsueshme se është mjeti me targa AA xxxxxxx XX në pronësi të shtetasit Sh. Halmusaj e që përdoret nga vëllai i tij R. Halmusaj i cili njihet si person me precedente kriminale.Nga hetimet ka rezultuar se me date 02.02.2014 R. Halmusaj komunikon me shtetasin A. Daci lidhje e ngushte shoqerore me te. Ne komunikimet e kryera rezulton se po pregatiteshin qe te kryenin nje vjedhje me dhune ne nje pike karburanti ne aksin rrugor Tirane-Korce.Nga ana e policisë eshte organizuar sherbimi per mbajtjen ne mbikqyrje te fshehte te ketyre shtetasve me qellim kapjen ne flagrance. Konkretisht rreth ores 18:45 minuta eshte konstatuar mjeti me targa AA xxxxx XX, i cili eshte ne perdorim te shtetasit R. Halmusaj dhe eshte mjeti i cili dyshohej se ka bere vjedhjen me dhune te Karburant E..... me date 24.01.2014, mjeti ne fjale ishte i parkuar ne vendin e quajtur rruga e Laknasit ne Kamez. Rreth ores 20:00 minuta ne kete mjet ka hipur shtetasi R. Halmusa dhe me pas ne mjet ka hipur shtetasi i identifikuar me emrin K. Koleci dhe me pas tek stacioni i autobusave te Kamzes ka hipur shtetasi F. Mellugja, A. Daci dhe B. Mellugja.Pasi jane nisur kane ndaluar tek pika e karburant B..... ku jane furnizuar me karburant dhe me pas kane levizur ne drejtim te aksit rrugor Tirane-Elbasan. Ne vendin e quajtur Hotolisht jane ulur ne nje lokal me pas kane vazhduar levizjen ne drejtim te Pogradecit. Ne dalje te Pogradecit kane ndaluar ne nje pike loto sportive kane qendruar per rreth 15 minuta dhe me pas kane levizur ne drejtim te Korces. Ne Korce kane hyre ne fshatin Nizhavec ku jane takuar me nje person i cili eshte identifikuar nga ana jone me emrin O. Bacllari. Pasi kane qendruar per rreth 15 minuta kane levizur serisht ne drejtim te aksit rrugor Korce-Pogradec-Elbasan- Tirane. Gjate gjithe rruges keto shtetas ndaloni shpejtesine kur shkonin prane pikave te karburanteve. Ne Pogradec jane shoqeruar nga policia dhe pas verifikimeve jane lene te lire. Ne zonen e Saukut jane shoqeruar ne Komisariatin e policise. Gjate kontrollit te ushtruar ne mjet jane gjetur disa kacavida, ngjites natriban si dhe nje mjet prehes bicak.Nga hetimet paraprake dhe nga deklarimet e shtetasve të mësipërm kanë pranuar autorësinë e tyre në disa vjedhje me dhunë të kryera edhe në rretha të tjera dhe kanë identifikuar si bashkëautor në vjedhjen e karburantit E..... edhe shtetasin G. Lika.